Site icon Telegrafi

Babaj i dhuron fitoren Trepçës

Pjesëloja e parë ka qenë e nivelizuar, ndërsa në minutën 59, Babaj shënoi nga pika e bardhë. Në fakt, gjuajtjen e parë e priti portieri Tahiri jo edhe të dytën, kur kapiteni i vendasve shënoi nga afërsia.

Rreth 10 minuta para përfundimit të lojës, Babaj është lënduar nga mbrapa kokës, por insistoi që të vazhdonte lojën deri në fund.

Kjo ishte humbja e dytë me radhë dhe e gjashtë në këtë edicion të garave për vushtrriasit, të cilët kanë 8 pikë epërsi ndaj përcjellësit të parë, Ferizajt. /Sporti1/Telegrafi/

Futboll – Raiffeisen Superliga

Java 26

Trepca – Llamkos Kosova 1:0
Feronikeli – Prishtina 1:0
Drita – Ferizaj 2:0
Trepca 89 – Hajvalia 1:0
Fushë Kosova – Drenica 2:1 

Exit mobile version