Site icon Telegrafi

Babaj: E respektoj Dritën

Futbollisti i kësaj skuadre, Shpëtim Babaj, tha se nuk janë keq me rezultate, pasi që kanë një fitore e një humbje, sepse është vetëm fillimi i kampionatit. “Duke marr parasysh që është fillimi i kampionatit, ku në tre-katër ndeshjet e para janë të paparashikueshme, ndaj jemi mirë por në Drenicë humbëm (2:0) nga gabimet tona, edhe siç ka deklaruar edhe Emini (trajneri). Me lojë jemi të kënaqur por me rezultat jo”, tha Babaj për BotaSot, duke synuar të bëjnë lojë edhe më të mirë dhe të kënaqin edhe shikuesit!

“E respektoj jashtë mase Dritën, sepse ka traditë dhe luan një futboll të hapur kudo që luan edhe pse nuk kanë bërë investime të mëdha”, shtoi Babaj. /Telegrafi/
 

Exit mobile version