Babaj, i cili tashmë është ndarë nga Trepca ’89, ka pranuar se janë disa skuadra që kanë shprehur interesim për të, por duket se Ferizaj është klubi më i interesuar.
“Janë disa skuadra elitare që kanë shprehur interesim për mua. Ferizaj është skuadër më serioze në këtë drejtim”, ka thënë Babaj për KosovaPress.
Babaj, i cili ka bërë karrierë edhe jashtë Kosovës, mendon se brenda pak ditëve do të vendoset e ardhmja e tij.
“Sigurisht se jam duke i shqyrtuar të gjitha ofertat. Do të firmosi vetëm për atë skuadër e cila ofron kushte më të mira dhe ajo skuadër e cila ka ambicie për titull të kampionit”, ka theksuar Babaj.
Mesfushori drenicas beson se brenda pak ditëve do të vendos për të ardhmen e tij. /KP/Telegrafi/