Babai i Nicolo Zaniolos, ka thënë se djali i tij do të nënshkruajë kontratë të re me Romën, ndërsa për agjent nuk do ta ketë Mino Raiolan.
Sport Mediaset shkruante se Juventuso po e përgatit një ofertë të madhe për Zaniolon, pas formës së tij të lart me Romën këtë edicion.
Babai i lojtarit, Igor, ka folur për Corriere dello Sport duke sqaruar disa gjëra.
“Raiola pyeti dhe mori informacione për Zaniolon, por Vigorelli do të mbetet agjenti i Nicolos edhe për shumë kohë”.
“Në fund të sezonit do të takohemi me Romën për rinovimin, dhe nuk do të ketë asnjë problem”.
“Të dy palët kanë pritje që negociatat të mbyllen pozitivisht”, ka thënë babai i tij duke i mbyllur derën një rinomi me Juven.
Zaniolo me golat dhe paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, ndërsa to me Juventusin si kryesorin. /Telegrafi/