Site icon Telegrafi

Babai vret në gjumë të birin 15 vjeçar, vidhte në lagje

Ngjarja e rëndë u shënua në hyrje të fshatit Torovicë të Komunës Balldre të Lezhës, rreth orës 04:05 të mëngjesit.

43 vjeçari, Ndue Nik Stomiçi, lindur në Dukagjin të rrethit Shkodër e banues në Torovicë është autori i vrasjes së të birit, Nikolin Stomiçi, 15 vjeç.

Burime në vendngjarje, thanë se adoleshenti ishte në gjumë në momentin që është ekzekutuar nga babai i tij. 15 vjeçari jetonte prej vitesh me babanë dhe njerkën, pasi e ëma i kishte vdekur aksidentalisht vite më parë, raportoi BW.

Sipas banorëve, adoleshenti kishte sjellë probleme të vazhdueshme në familje, pasi akuzohej shpesh prej tyre për vjedhje të ndryshme. Ndërkohë që edhe babai 43 vjeçar, sipas pohimeve të banorëve, kishte shfaqur shenja depresioni, bën të mendohet se ai nuk ka duruar më ankesat e banorëve dhe ka arritur në vendimmarrje ekstreme duke ekzekutuar të birin në gjumë./Telegrafi/
 

Exit mobile version