Site icon Telegrafi

Babai i vrasësit masiv, Omar Mateen: Djali i urrente homoseksualët, por jo shkaku i fesë!

Orlando Police officers direct family members away from a multiple shooting at a nightclub in Orlando, Fla., Sunday, June 12, 2016. A gunman opened fire at a nightclub in central Florida, and multiple people have been wounded, police said Sunday. (AP Photo/Phelan M. Ebenhack)

Pas të shtënave që ndodhën në Orlando të SHBA-ve, ku mbetën të vrarë të paktën 50 persona, tashmë ka folur edhe babai i sulmuesit, Omar Mateen, i cili tashmë është i vdekur.

Sipas hetimeve të para, sulmi dyshohet se ishte akt terrorist, megjithatë babai i sulmuesit ka mohuar diçka të tillë duke thënë se djali i tij ishte i motivuar nga urrejtja e homoseksualëve e jo nga feja e tij myslimane.

‘’Kjo nuk kishte të bënte fare me fenë myslimane’’, tha babai i sulmuesit Mir Seddique për NBC News. /Klan Kosova/

Exit mobile version