Telegrafi

“Babai i vitit”! (Video)

Një baba si ky nuk keni parë asnjëherë. Një video humoristike po qarkullon në rrjetet sociale dhe tregon një djalë të vogël me një makinë, i cili transporton në karrocerinë e saj, të atin e ulur në një karrige.

Video është xhiruar në Britani dhe dëshmitari i cili ka realizuar xhirimin, është habitur kur ka parë skenën kur babai dhe i biri po largohen nga një bar në West Sussex.

“Pasi e hodha videon në Facebook, shumë nga komentuesit menduan se babai ishte aq i dehur sa nuk shkonte dot në shtëpi dhe i biri kishte vajtur për ta marrë”, thotë ai.

Por, e vërteta është ndryshe, pasi që ky baba ka në dorë një telekomandë me të cilën drejton makinën e të birit, ndërsa ky i fundit ndihet krenar sepse tashmë është ai që mund t’i bëjë xhiro babait të tij me makinë.