Ky është momenti qesharak kur një baba ushqeu me qumësht vajzën e tij 11-muajshe – duke e ngjitur një shishe në gjoks dhe duke vendosur në fytyrë fotografinë e gruas së tij.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Rania Mavromara, 26-vjeçare, e cila jeton në Londër me familjen e saj, ishte në histerikë kur gjeti bashkëshortin e saj Irvin, 24-vjeçar, duke u përpjekur të ushqente 11-muajshen, Celine.
Foshnja kishte hezituar të ushqehej nga dikush tjetër, deri kur Irvin zbuloi trukun e ushqyerjes me shishe dhe e provoi atë më 27 janar.
“Isha e kënaqur dhe e trishtuar në të njëjtën kohë që u zëvendësova me një fotografi timen, por kjo më dha kohë për të bërë disa punë në shtëpi”, tha Rania, shkencëtare biomjekësore.
“Vajza jonë ka pasur ankth ndarjeje kohët e fundit dhe ngushëllohet vetëm kur unë e mbaj në krah dhe e ushqej dhe kështu u përpoqëm të përdornim foton time në mënyrë që të gjeja një minutë për veten time”, tha ajo.
Irvin preu bluzën posaçërisht për trukun, dhe kështu kjo metodë funksionoi. /Telegrafi/