Telegrafi

Babai ushqehet në restorant nën mbulesë, në mbështetje të nënave gjidhënëse (Video)

Një burrë nga Florida e Shteteve të Bashkuara, është mbuluar me një çarçaf dhe ka filluar të ushqehet në restorant, ndërsa filmohej nga gruaja tij.

Në këtë formë, Brock Smith ka dashur të tregojë vuajtjet që përjetojnë fëmijët, po që se mbulohen dhe ushqehen me gji, transmeton Telegrafi.

Me anë të kësaj videoje, babai i dy fëmijëve ka dashur të shfaqë mundimet që pësojnë të vegjlit nëse mbulohen dhe detyrohen të pinë.

Meqenëse në shumë raste gratë që ushqenin fëmijën në këtë formë janë përbuzur dhe turpëruar, Smith ka dashur të tregojë të kundërtën.

Ai bën thirrje që të mos konsiderohet një grua e ekzagjeruar, nëse ajo e ka zbuluar njërin gji në një vend publik.

“Janë injorantët ata që e shikojnë shtrembër një grua, e cila është duke e ushqyer një fëmijë me gji. Ky baba i tha të gjitha, lidhur me mbulimin gjatë ushqimi” është një koment  lidhur me videon. /Telegrafi/