Telegrafi

Babai ua ndërton fëmijëve “një pistë të madhe të trenave” në shtëpinë e tyre – për argëtim gjatë bllokimit nga coronavirusi

Babai i dy fëmijëve ka ndërtuar një pistë të madhe për trena, për të mbajtur fëmijët e tij të zënë gjatë mbylljes nga coronavirusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, John Ford, ndërtoi një mini-hekurudhë mbresëlënëse nga qindra tulla “Lego Duplo”.

Pista përfshin madje një kopje të madhe të Urës Clifton – ndërsa ajo është vetëm disa minuta larg shtëpisë së Ford në Bristol të Anglisë.

Ai u detyrua të izolohej në shtëpi gjatë bllokimit të qeverisë pasi vuan nga sëmundja e Crohn.

Ford tha se filloi të luante me Lego dhe Duplo kur ishte pesë vjeç, ndërsa tani ka ndëruar një udhë që “gjarpëron” në gjithë pronën e familjes së tij. /Telegrafi/