Site icon Telegrafi

Babai i tre fëmijëve arriti të humb 60 kilogramë, duke bërë disa ndryshime të vogla në mënyrën e të ushqyerit (Foto)

Një baba i tre fëmijës ka arritur të humb plot 60 kilogramë, duke bërë disa ndryshime të thjeshta në mënyrën e jetës, të cilat tani ua rekomandon edhe të tjerëve që dëshirojnë të humbin në peshë.

Pasi humbi punën, Andrew O’Neill fitoi 140 kilogramë, por në momentet e fundit e kuptoi se duhet të bëjë disa ndryshime lidhur me kilogramët e tepërt, transmeton Telegrafi.

Babai 32-vjeç nga qyteti Tyron në Irlandën Veriore, vendosi të ndërmarrë disa ndryshime sa i përket dietave, e para dhe më e rëndësishmja ishte që hoqi dorë nga ushqimet e tij të preferuara – buka.

Dhe vetëm pas dy javëve Andrew arriti të humb 6 kilogramë, pasi i tha përfundimisht lamtumirë ushqimeve të yndyrshme çokollatave dhe pijeve të gazuara.

Ky ndryshim e inkurajoi edhe më shumë që të vazhdojë me këtë ritëm, që të arrij linjat trupore që i kishte ëndërruar gjithmonë t’i ketë.

Lexo po ashtu Pasi humbi punën dhe të dashurën, fitoi 195 kilogramë - sot është trajner fitnesi dhe të gjithë ia kanë lakmi për muskujt (Foto/Video)

“Dikur haja në masë të madhe bukë kur ulesha në tavolinë, pa përmendur ushqimet që përmbanin shumë yndyrë. Por kur fillova të kem probleme shëndetësore, e kuptova se duhet ndryshuar diçka për t’i shpëtuar më të keqes”, ka deklaruar Andrew.

Por duke parë se arriti të humb kilogramët e tepërt, ai vendosi të vazhdojë tutje duke formësuar muskuj duke angazhuar një trajner personal që i ndihmoi në këtë drejtim.

Sot të gjithë ia kanë lakmi për muskujt dhe në shumë raste shërben si model për transformimin e pabesueshëm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version