Babai transgjinor i yjeve botëore, Kylie dhe Kendall Jenner, po planifikon të martohet.
Caitlyn Jenner raportohet se tash e sa muaj është në lidhje me 21-vjeçaren Sophia Hutchins.
Megjithëse, 68-vjeçarja ka deklaruar se nuk ka asgjë mes tyre, burimet e mediave amerikane thonë se dyshja tash e sa kohë jetojnë së bashku dhe pritet që shumë shpejt të shkojnë drejt altarit të martesës.
Ceremonia e kurorëzimit të tyre do të zhvillohet në Malibu të Kalifornisë gjersa do të ftohen vetëm disa pjesëtar të familjes.
Nëse lajmet janë të vërteta, atëherë do të thotë se Sophia do të jetë gruaja e katërt e Caitlynit.
Në fakt, edhe Sophia është gjithashtu transgjinore ku në vitin 2016, 21-vjeçarja tha se ishte frymëzuar nga Caitlyn për ndryshimin në jetën e saj.
Nuk dihet ende se si Caitlyn dhe Sofia janë takuar së bashku, sidoqoftë po kalojnë shumë kohë së bashku dhe jetojnë në të njëjtën shtëpi.
Theksojmë se Caitlyn e ka jetuar jetën si burrë për 65 vjet. /Telegrafi/