Një burrë 64 vjeçar në Ferizaj, të dielën në mbrëmje ka therur me thikë djalin e tij 31 vjeç.
Bashkëshortja e të moshuarit nga Ferizaji, i cili ka therur me thikë të birin e tij, akuzon të birin për gjithë ngjarjen që ka ndodhur.
Ajo thotë që ka katër vite që kanë probleme me djalin e tyre.
Sipas saj, ai gjithë natën rri zgjuar dhe gjatë ditës bën probleme, madje ajo thotë që shkaku tij edhe derën e dhomës e mbajnë të mbyllur me çelës, raporton Klan Kosova.
“Djali i ka të gjitha fajet, ai ka të shkon e rrahë babain e vet. Gjithë natën rrinë zgjuar dhe ditën fle deri në drekë. Edhe derën e mbajmi mbyllur prej tij”, rrëfeu ajo.
Policia në Ferizaj, ka njoftuar se babai i dyshuar është arrestuar, ndërsa djali është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar kurse të dyshuarit M.S i është caktuar masa për paraburgim për 48 orë. /Telegrafi/
https://youtu.be/KvhU5TUYKs4