Telegrafi

Babai tërheq vajzën e tij zvarrë, përmes aeroportit – nga kapuçi i xhaketës së saj (Video)

Një baba është parë duke tërhequr vajzën e tij nga kapuçi i xhaketës së saj, përmes një holli të aeroportit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet qesharake u zbuluan në Ditën e Vitit të Ri në Dulles, Virxhinia, nga një person, i cili ishte duke pritur të merrte një udhëtar tjetër.

“Isha duke pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Dulles për të marrë të dashurën time në Ditën e Vitit të Ri kur e vura re se babai po e zvarriste vajzën e tij përmes aeroportit përmes kapuçit të xhaketës së saj”, ka shkruar personi që ka publikuar pamjet.

Siç është shpjeguar tutje, vajza nuk ishte duke bërtitur apo diçka të tillë, ndërsa një tjetër vajzë, me gjasë motra e saj, po ecte 20 metra prapa saj. /Telegrafi/