Babai i njërës prej tre viktimave të vrasësit serial nga Ohio, kapërceu tavolinat në sallën e gjyqit për të sulmuar të pandehurin, vetëm minuta pasi gjyqtari kishe shqiptuar dënimin me vdekje.
Van Terry është babai i viktimës Shirellda Terry. Ai të enjten ishte duke dhënë dëshmi në lidhje me humbjen e vajzës së tij, kur ai nuk u durua më dhe iu hodh në sulm vrasësit të bijës së tij, maniakut seksual Michael Madison, raporton AP, transmeton KosovaPress.
Shpërthimi i Cuyahoga County në sallën e gjyqit, ndodhi pak minuta pasi gjyqtari Nancy McDonnell dha dënimin me vdekje për Madisonin, për vrasjet e kryera në vitin 2013.
Procedura gjyqësore ka vazhduar pa praninë në sallë të babait të viktimës, ndërkohë që Madison nuk dukej të ishte plagosur.
Përndryshe, trupat e 38-vjeçares Angela Deskins, 28-vjeçares Shetisha Sheeley dhe 18-vjeçares Shirellda Terry janë gjetur në korrik të 2013-ës në afërsi të shtëpisë së Madison, në East Cleveland.