Nganjëherë nuk është mirë të keni besim të plotë tek fëmijët, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë.
Duke tentuar t’i argëtoj fëmijët me të gjitha mënyrat, një baba i përkushtuar ishte shtrirë në tokë dhe topin e golfit e kishte vënë në hundë, duke i kërkuar vajzës së vogël që ta godet topin me shkop golfi, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ky guxim i kushtoi shtrenjtë – vajza e vogël në vend se ta godasë topin e goditi fuqishëm në fytyrë babanë e saj.
Edhe pse raportohet se nuk ka pësuar lëndime të rënda trupore, ky veprim sigurisht se do t’i shërbej si leksion që herëve tjera mos të ua plotësoj të gjitha dëshirat fëmijëve. /Telegrafi/