Telegrafi

Babai shfaqet para birit të tij për herë të parë pa mjekër, vogëlushi mbetet i habitur (Video)

Një video shumë interesante është duke qarkulluar në internet, ku një baba kishte vendosur ta befasojë birin e tij të vogël në mënyrën më të mirë të mundshme – të shfaqet para tij për herë të parë pa mjekër.

Luca, 34-vjeç nga Budapesti kishte vënë bast me miqtë për një lojë në Ligën e Kampionëve, dhe pasi që e kishte humbur bastin është detyruar ta rruaj mjekrën që e kishte mbajtur të gjatë për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

“E kam mbajtur mjekrën e gjatë për më shumë se dy vite dhe pasi që ekipi im humbi, u detyrova ta rruaj mjekrën”, ka deklaruar Luca babai i vogëlushit David.

Dhe kështu vendosi ta befasoj edhe birin e tij i cili që kur kishte lindur e mban në mend me mjekër, e duke luajtur me të në shtëpi me fytyrë të mbuluar me peshqir i kërkoi t’ia largoj nga fytyra.

Në momentin që e pa babanë e tij pa mjekër, vogëlushi mbeti i habitur dhe dyshonte nëse ishte vërtetë babai i tij. Ai madje ia bën me dije se është babai i tij veçse pa mjekër. /Telegrafi/