Një baba i sëmurë i cili e përdhunoi vajzën e tij dy herë, torturoi djalin e tij, duke i mbyllur në kafaze gjatë natës, si dënim, është gjetur fajtor për akuza të shumta të sulmit seksual, abuzimit fizik dhe mizori.
Jurisë së Gjykatës së Qarkut Adelaide iu deshën tri ditë për të punuar me akuzat për vuajtje të papërshkrueshme fizike dhe abuzimit seksual, të shkaktuara mbi fëmijët nga babai i tyre dhe njerka, për vite me radhë, përcjell Telegrafi.
Juria ka dëgjuar se djali, tani rreth 7 vjeç, dhe motra e tij, tani rreth 9 vjeçe, kishin gishtat e tyre të dëmtuar pasi u ishin dëmtuar duke u shtypur nga dera e makinës, ishin lidhur për pemë për orë të tëra dhe ishin rrahur me kamxhik.
Pretendohet se abuzimi seksual dhe fizik u zhvillua në pronën e tyre rurale në pjesën veriore të Australisë Jugore, në mes të vitit 2011 deri në 2013, kur fëmijët ishin si katër e pesë vjeç.
Gjykata gjithashtu ka dëgjuar se babai biologjik kishte përdhunuar vajzën e tij, duke përplasur kokën e saj për një muri dhe në një moment ua kishte mbyllur gojën të dyve dhe i kishte fotografuar. /Telegrafi/