Ajo është vajza e njeriut që ‘gatuan’ marrëdhëniet me publikun për presidentin rus, Vladimir Putin.
Por pavarësisht pozicionit të babait, 18-vjeçarja Lisa Peskova ka vërejtje për punën e presidentit.
Në një intervistë, ajo thotë se është kundër tij për çështjen e martesave të homoseksualëve.
“Nuk jam kundër martesave të homoseksualëve. Nuk e dimë kurrë se në ç’rrethana janë rritur njerëzit. Unë thjesht mbështes zgjedhjen e gjithkujt”.
Lisa, që thotë se flet pesë gjuhë të huaja dhe ka mijëra ndjekës në rrjetet sociale, thotë se Rusia është një vend i mirë vetëm për familjet e pasura, si ajo e saj.
“Europa është më e përshtatshme për jetën e njerëzve të zakonshëm. Ndjehem më mirë në Europë. Por nëse largohem, kjo nuk do thotë se nuk e dua Rusinë”.
Ajo thotë se nuk i pëlqen as sistemi arsimor në Rusi.
“Është një ferr. Nuk jam e vetmja që them se sistemi arsimor në Rusi duhet të ndryshojë”.
Ajo është vajza e Dmitry Peskov, 47 vjeç, ‘spin-doctor’ i një njeriu si Putin, të njohur për propagandën e fuqishme. /mapo.al/