Telegrafi

“Babai” rus zbulon në arkivole kukulla në vend të binjakëve të porsalindur të vdekur

Një burrë rus besonte se binjakët e porsalindur kishin vdekur, por në të vërtetë në arkivole ishin kukullat, për të mësuar më vonë se gruaja e tij kishte gënjyer se ishte shtatzënë që nga fillimi.

Daud Daudov, 33 vjeç, pohoi në një video se djemtë e tij – për të cilët u tha se kishin vdekur në lindje – mund të ishin “gjallë” dhe se janë viktima të shitjes së fëmijëve ose birësimit, raporton dailymail.

Një hetim policor u hap pasi pretendoi se mjekët e spitalit të lindjes kishin zëvendësuar ‘binjakët e tij të porsalindur’ me kukulla përpara varrimit të tyre.

Ai së bashku me të afërmit më pas thirrën policinë, duke shkaktuar një skandal për abuzimin e foshnjave në Rusi.

Por të enjten, një zyrtar i lartë rajonal zbuloi se videoja ishte ‘e rreme’ dhe gruaja e burrit Laura rrëfeu se nuk kishte lindur dhe kishte mbështjellë kukullat në një qefin për funeralin.

Ajo e bëri këtë sepse burri i saj ishte shumë i lumtur kur dëgjoi se ishte shtatzënë dhe nuk mund të ndalej së gënjyeri. /Telegrafi/