Telegrafi

Babai rrezikon të bijën duke ecur sipër liqenit të ngrirë (Foto)

Në Norfolk të Anglisë, një burrë i paidentifikuar është parë duke ecur nëpër sipërfaqen e ngrirë të liqenit, derisa mbante në krahë një fëmijë.

Megjithëse deri më tani ka qenë e lejuar të lëvizet mbi këtë hapësirë, autoritetet e kanë ndaluar sepse është ngrohur moti dhe akulli ka nisur të shkrihet, transmeton Telegrafi.

Kritika për babanë që ecte sipër sipërfaqes së ngrirë të liqenit

Por, pa i kushtuar rrëndësi shenjave parandaluese, ai ka rrezikuar të zhytet në ujë edhe pse ishte së bashku me të bijën.

“Ka vende ku shtresa e akullit, është e hollë si letër dhe mund të thyhet në çdo moment. Askush të mos hyjë në te dhe të ndalohet secili që provon të bëjë një gjë të tillë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Madje, kërkohet nga të gjithë që shohin dikë që ec nëpër këtë vend, të njoftojë autoritetet e sigurisë. /Telegrafi/