Site icon Telegrafi

Babai rrahu dhe vari në litar bijën tetëvjeçare, vetëm pse ajo kishte shqyer dokumentet e shkurorëzimit të prindërve (Foto/Video, +18)

Një vajzë e vogël është varur në litar në oborrin e shtëpisë dhe është rrahur brutalisht nga babai, vetëm pse ajo kishte shqyer dokumentet e shkurorëzimit të prindërve të saj.

Viktima tetëvjeçare, identiteti i të cilës nuk është zbuluar, thuhet se nuk ishte e lumtur fare që prindërit e saj po shkurorëzoheshin, dhe kështu kishte vendosur që shqyej dokumentet e shkurorëzimit, transmeton Telegrafi.

Por ky veprim i kushtoi me shtrenjtë, kur babai i saj e rrahu brutalisht dhe e vari në litar në oborrin e shtëpisë.

Autoritetet lokale në qytetin kinez Gunagyan, ka arrestuar babanë i cili kishte filmuar këtë ngjarje të tmerrshme dhe e kishte postuar në internet, dhe ia kishte dërguar ish-bashkëshortes.

Me të parë videon e tmerrshme, ajo ia kishte dërguar policisë të cilët në momentin e fundit e kanë shpëtuar vajzën, të cilën më pas e kanë dërguar në spital për trajtim.

Policia ka bërë të ditur se vogëlushja ishte rrahur keq, në momentin që i kishte shqyer dokumentet e shkurorëzimit. /Telegrafi/

Exit mobile version