Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij .
Viktima sipas Policisë, ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rasti ka ndodhur mesnatën e djeshme.