Site icon Telegrafi

Babai i Rita Orës shijon qëndrimin në Prishtinë, takohet me këngëtarin Mentor Haziri

Foto: Mentor Haziri/Instagram

Babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Besnik Sahatçiu, është duke qëndruar këto ditë në Prishtinë.

Gjersa vajza e tij po nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me gjigantin e këpucëve “Giuseppe Zanotti”, ai ka vendosur që të rikthehet vendlindjen e tij.

Lexo po ashtu Rita Ora vjen mahnitëse në setin e ri fotografik

Ai ka publikuar në rrjetet sociale imazhe nga vizita e tij në kryeqytet, ku ka shijuar atmosferën dimërore në vend.

Babai i Rita Orës, Besniku, shijon qëndrimin në Prishtinë (Foto: OraNick/InstaStory)

Besniku madje ka pasur rastin të takohet edhe me një pre miqve të tij të vjetër, këngëtarin e njohur të muzikës ‘rock’, Mentor Haziri.

Ka qenë ky i fundit ai i cili ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me të, duke shkruar “Dimri në Prishtinë” në mbishkrimin e saj.

Përndryshe, muaj më parë prindërit e Rita Orës blenë shtëpi në Prishtinë, me ç’rast u shprehën të lumtur që do të kenë mundësi ta vizitojnë shtetin e tyre më shpesh.

Ndërkohë, rreth një viti më parë, Rita ishte prezente në kryeqytet për të mbajtur një koncert gjigant për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version