Telegrafi

Babai me reflekse të mahnitshme, shpëtoi fëmijën të mos përplaset me kokë për dysheme (Video)

Në momentin që fëmija po binte nga shtrati dhe mund të përplaste keq kokën për dysheme, u kap nga babai me reflekse të mahnitshme.

Derisa po i vinte në gjumë të tre fëmijët, burri i paemëruar që nuk dihet se ku jeton, ktheu kokën për të kërkuar një batanije, transmeton Telegrafi.

Kjo mjaftoi që vogëlushi i shkathët, të ngjitet në rrethoja dhe të përpiqej për tu larguar.

“Ja pse i kanë rënë flokët”, ishte një prej komenteve të shumta, të videos që shumë shpejtë u bë virale. /Telegrafi/