Telegrafi

Babai qeshë me fëmijët e dehur, që kishin pirë alkool nga minibari (Video)

Ky është momenti dramatik, kur babai vetëm qeshë dhe nuk i ndihmon fëmijët që me vështirësi qëndronin në këmbë dhe rënkonin, pasi kishin pirë alkool nga minibari i dhomës së hotelit.

Nuk bëhet i ditur identiteti i babait apo vendi ku ndodhet, por shihet qartë se të vegjlit janë në gjendje të rëndë, kurse i ati i tyre nuk iu del në ndihmë, transmeton Telegrafi.

Mësohet se djelmoshat kanë pirë një koktej me verë dhe absintë, duke menduar se janë lëngje të pemëve.

Në videon e postuar në YouTube, janë bërë më shumë mospëlqime për këtë prind se sa pëlqime. /Telegrafi/