Telegrafi

Babai, me pushkë ia shpërthen gomat e veturës djalit të tij

Policia e Kosovës njoftoi se dje në Novobërde ka arrestuar dy të dyshuar, njëri prej të cilëve dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka shtënë me pushkë në gjuetie në gomat e veturës, që është pronë e djalit të tij.

“Janë arrestuar dy meshkuj K/Shqiptarë, pasi që dyshohet se njëri nga ta, pas një mosmarrëveshje ka shtënë me pushkë gjuetie në gomat e veturës, pronë e djalit të tij. Njësitë policore gjatë kontrollit në pronën e të dyshuarve kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 4 copë fishekë si dhe një AK/47 me 10 copë fishekë”, thuhet në komunikatë.

Sipas raportit policor, përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit njeri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Foto: Ilustrim