Fotografitë e viktimave të pafajshme të sulmit me gaz në pjesën veriore të Sirisë janë publikuar në internet, pasi babai i binjakëve të cilët humbën jetën në këtë masakër kërkoi që fotografia e tyre të shpërndahet në gjithë botën.
Abdul Hamid Youssef është fotografuar duke mbajtur në duar trupat e pajetë të binjakëve të tij, Ahmed djalë dhe Aiya vajzë, të cilët u vranë gjatë sulmit me armë kimike në Khan Sheikhoun, zonë kjo që kontrollohet nga rebelët, transmeton Telegrafi.
Youssef, i cili ka humbur 20 anëtarë të familjes përfshirë edhe gruan gjatë sulmeve të së martës, gjithashtu ka shpërndarë fotografitë e fëmijëve të tij duke luajtur para se të vriteshin në sulmin e përgjakshëm.
Raportohet se edhe ai vetë është në gjendje kritike i shtrirë në spital, pasi gazi gjatë sulmeve kimike ka ndikuar në sistemin e tij nervor.
Ndërkaq raportohet se në sulmin me armë kimike në Khan Sheikhoun janë vrarë mbi 100 civilë, përfshirë 20 fëmijë dhe 17 gra. /Telegrafi/