Babai i një foshnjë që u gjet i vdekur me fytyrë të shtrirë në baltë, pas përpjekjeve për tu larguar nga Mianmar, i ka bërë thirrje botës që të kenë në vëmendje gjendjen e tyre.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, refugjati Mohammed Shohayet, një djalë 16-muajsh, kishte qenë duke u përpjekur të largohej nga shtëpia e tij në shtetin Rakhine me familjen e tij drejt Bangladeshit.
Populli Rohingya kanë pretenduar se kanë qenë të përndjekur nga ushtria e Mianmarit dhe shumë që kanë ikur nga vendi kanë thënë se e kanë bërë këtë për shkak të përdhunimit, vrasjeve dhe zjarrvënieve nga duart e forcave të sigurisë.
Mohammad ka qenë me nënën dhe vëllain e tij pasi ata u përpoqën të kalonin lumin Naf, kur anija e tyre u mbyt.
Trupi i djalit u gjet më vonë, i larë, me kokën poshtë në baltë dhe kjo foto prekëse e tij është krahasuar me atë të refugjatit sirian Aylan Kurdi, i cili u mbyt në brigjet e Turqisë, duke u përpjekur për të ikur nga Siria.
Dhe tani, babai i Mohammad, Zafor Alam, i cili më parë ishte larguar Bangladesh, i është lutur botës për tu marrë me gjendjes e popullit Rohingya atje.
Ai u ka thënë medieve të huaja: “Në fshatin tonë, helikopterët qëllojnë mbi ne, ushtarët e Myanmar gjithashtu hapën zjarr në ne. Gjyshi dhe gjyshja më janë djegur të gjallë. I gjithë fshati na është djegur nga ushtria. Nuk ka mbetur asgjë…”.
Ikja e njerëzve Rohingya nga Mianmar, i njohur gjithashtu si Burma, vjen pasi dhjetëra mijëra njerëz kanë kaluar kufirin për në Bangladesh, pasi ata janë të urryer nga shumica budiste e vendit.
Më shumë se 120,000 njerëz janë bllokuar në kampet e mjerueshme të zhvendosjes që nga shpërthimi i dhunës në vitin 2012 në Rakhine, ku atyre u është mohuar shtetësia, qasja në kujdesin shëndetësor dhe arsimi.
Javën e kaluar një video ka dalë duke treguar policinë e Myanmar duke rrahur civilët nga pakica myslimane. /Telegrafi/