Telegrafi

Babai plagos djalin në vend të hajnit

Babai Thomas Groer u zgjua në mes të natës, duke menduar se kishte dëgjuar një hajn në shtëpinë e tij në Salzburg të Austrisë dhe mori revolen e tij në dorë për të kërkuar hajnin.

Në ndërkohë, djali i tij 19-vjeçar Michael, i zgjuar nga zhurmat e babait të tij, doli nga dhoma e tij e fjetjes për tu përballë me hajnin por u plagos në krah nga babai i tij i lemerisur.

Policia thotë se djaloshi mori një plagë të lehtë dhe është stabil pas trajtimit në spital.