Në Irak është regjistruar një video, që e tregon vozitjen dhe manovrat e rrezikshme, që i bën një fëmijë i vogël me veturë.
Burri i panjohur, që është babai i 3-vjeçarit, e inkurajon atë të vozisë.
Vogëlushi që nuk arrin të shoh sipër timonit, e nisë veturën ngadalë, por më pas fillon të bëjë rrathë nëpër asfalt.
Megjithëse vozitë shumë e mirë, ai shikon më shumë nga kamera, se sa te rruga që ka përpara.
Në vendin ku mosha për të marrë lejen e vozitjes është 17 vjet, ky veprim është konsideruar i papranueshëm nga Policia në vend. /Telegrafi/