Pas plotë dy javëve kërkime intensive, janë gjetur gjymtyrët e trupit të trevjeçares Sherin Matthews, babai i të cilës e kishte nxjerr nga shtëpia vetëm pse nuk dëshironte të pinte qumësht.
Trupi i pajetë i vogëlushes është gjetur në një kanal afro një kilometër larg shtëpisë së tyre, kurse besohet se atë e kishin copëtuar ujqit, transmeton Telegrafi.
Babai Wesley e kishte nxjerr nga shtëpia vogëlushen rreth orës tre të mëngjesit, dhe e kishte urdhëruar të qëndroj pranë një druri në oborrin e shtëpisë.
Dhe pasi që kishte dalur pas 15 minutave, Sherin nuk ishte më aty ku ishte urdhëruar të qëndroj. Ndërkaq, nëna e saj Sinny kishte qenë në gjumë, duke mos ditur asgjë se çfarë po ndodhte.
Babai i ka thënë policisë se në këtë zonë kanë parë ujq, dhe se prapa shtëpisë së tyre gjendet hekurudha. Ata i kishin telefonuar policisë vetëm gjysmë ore pasi ajo ishte zhdukur.
Lidhur me këtë veprim është arrestuar babai i saj, i cili pasi pagoi 250 mijë dollarë u lirua nga akuza për rrezikim të jetës së fëmijës. Raportohet se ajo kishte probleme në të folurit, kurse Wesley dhe Sinny e kishin adoptuar nga një jetimore në Indi.
Përveç Sherinit, dyshja kanë një vajzë tjetër katërvjeçare e cila tani është nën përkujdesin e entit social. /Telegrafi/
Vigil at 6pm being held at memorial for #SherinMathews pic.twitter.com/Uag9hgMv1L
— Shauna Jackson (@CBS11Shauna) October 22, 2017