Telegrafi

Babai nxjerr jashtë dritares së apartamentit të birin duke e mbajtur të varur: “Një mijë pëlqime ose e lëshova” (Foto)

Tashmë dihet botërisht se njerëzit nga e mbarë bota janë në gjendje të bëjnë gjithçka vetëm dhe vetëm që të marrin një pëlqim “like” në rrjetet sociale, por ky burrë ka shkuar një hap më larg.

Ai kishte nxjerr jashtë dritares birin e tij dhe e mbante të varur me një dorë, derisa me tjetrën e fotografonte atë moment rrëqethës, transmeton Telegrafi.

Përbri fotografisë ai kishte shkruar: “Një mijë pëlqime ose e lëshova të bie”. Fëmija i pafat kishte qëndruar i varur në katin e 15 të ndërtesës së lartë.

Gjykata e Algjerisë e ka dënuar këtë burrë me dy vite burgim, kurse ky baba i pakujdesshëm ka deklaruar se bëhej fjalë për shaka dhe asgjë tjetër. /Telegrafi/