Site icon Telegrafi

Babai i Nikolla Sazdovskit: Jemi të kënaqur me vendimin e gjykatës

“Asnjë nënë nuk duhet ta varrosë birin e vet, dënimi është aq sa është paraparë me ligj. Nuk mund të them se s’jam i kënaqur me dënimin. Shpresoj që ndonjë gjykatë tjetër nuk do ta ndryshojë dënimin”, tha babi i Nikolla Sazdovskit, Toni Sazdovski.

“Prindërve do t’ju bëja porosi ta tregojë edhe të dyshuarin e tretë i cili është në arrati, jam i sigurt se e dinë. Të mos mbesin fëmijët e tyre të vetëm në burg. Për Nikollën s’ka kthim prapa, të gjithë që e njihnin, e dinin se nuk ishte dhunues se dëshironte të shoqërohej me të gjithë”, tha Toni Sazdovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vëllai i njërit nga të dënuarit tha se “ne nuk e pranojmë këtë vendim dhe do të bëjmë ankesë te Gjykata e Apelit. E pamë se ende s’ka drejtësi në Maqedonia, dënimi është tepër i lartë”.

Lexo po ashtu Të akuzuarit për vrasjen e Sazdovskit dënohen me nga 19 vjet burg

Sot në Gjykatën Penale u dha vendimi për burgimin me 19 vite për dy të akuzuarit për vrasjen e Nikolla Sazdovskit.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit janë në paraburgim ndërsa i treti në arrati vitin e kaluar më 29 korrik e kanë rrahur Sazdovskin në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Autokomandë

Nga lëndimet e marra, Nikolla Sazdovski më 9 qershor të vitit 2018 ndërroi jetë në qendrën klinike “Nëna Terezë” në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version