Një baba me nevoja të veçanta, biri i të cilit është zhdukur para 15 muajve, nuk është duke reshtur së kërkuari të birin e tij, dhe kështu duke u zvarritur tërë ditën e kalon nëpër rrugët e Kinës.
Burri i quajtur Chen Shengkuan vuan nga një sëmundje e rrallë të këmbëve, por kjo nuk po e ndalon atë të udhëtoi nga qyteti në qytet duke ecur në këmbë dhe duar, nëpër provincën Guangdon të pjesës jugore të Kinës, transmeton Telegrafi.
Shengkuan dyshon se biri i tij, i cili ishte duke luajtur me kushërinjtë e tij në fshat në momentin që është zhdukur, është rrëmbyer dhe shitur tek ndonjë familje tjetër.
Shengkuan mosha e të cilit nuk dihet, thotë se djali i tij ishte 20 muajsh kur u zhduk nga fshati Ëenzhang Xi pranë qytetit Chengyue.
Që kur foshnja është zhdukur, Shengkuan është larguar nga fshati dhe duke u zvarritur ka përshkuar plotë 200 kilometra katrorë.
Ai deri më tani ka arritur të kaloj përmes qytetit Zhanjiang, qytet ky me shtatë milionë banorë.
Tani ai është duke e kërkuar të birin në rrugët e Guangzhou, një prej mega qytetet e Kinës, që është pesë herë më i madh sesa Londra.
Ai tërë ditën e kalon nëpër rrugë të qyteteve të Kinës, duke e mbajtur në dorë një fotografi të birit të tij, duke shpresuar se dikush mund ta njoh apo të ketë ndonjë informacion lidhur me fatin e tij. /Telegrafi/