Site icon Telegrafi

Babai i nervozuar rrah brutalisht arsimtarin, që akuzohej për abuzim seksual ndaj vajzës së tij në një shkollë në Argjentinë (Video, +18)

Një baba në Argjentinë ka rrahur brutalisht arsimtarin e një shkolle, të cilin e akuzonte se vazhdimisht kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij 15-vjeçe.

Arsimtari i identifikuar nga mediat lokale si Jorge Cruceno, 30-vjeç, është i punësuar në shkollën e femrave Santa Marta në pjesën qendrore të Argjentinës, transmeton Telegrafi.

Familjarët e adoleshentes kishin gjetur mesazhe të “papërshtatshme” që ia kishte dërguar në telefon arsimtari. Pas këtij veprimi kishte reaguar menjëherë babai i saj, që kishte shkuar në shkollë që të takohet me menaxhmentin e shkollës, pasi edhe e kishte raportuar rastin edhe në polici nën dyshim për abuzim seksual.

Ndërkaq kamerat e sigurisë brenda objektit të shkollës shfaqin babain duke ecur në korridor me të bijën, dhe në një moment takohen me arsimtarin të cilin bija e tij e kishte raportuar për abuzim seksual.

Dhe pa u menduar dy herë, babai i saj filloi ta grushtojë arsimtarin që mundohej të mbrohej nga grushtet duke e mbuluar kokën me duar. Sipas pamjeve, ky baba i nervozuar e ka goditur plotë 22 herë arsimtarin dhe atë për 15 sekonda.

Si pasojë e sulmit Cruceno ka pësuar lëndime trupore në veçanti në fytyrë, ku ka prerje të shumta. Ndërkaq pas tretmanit e kishte raportuar rastin në polici ku ka ngritur padi ndaj babait të vajzës. Policët kanë njoftuar se janë duke i hetuar dy rastet, të sulmit si dhe për abuzim seksual. /Telegrafi/

Exit mobile version