Site icon Telegrafi

Babai i Mujë Krasniqit: Kulla që u premtua, nuk u bë kurrë

Me një ceremoni përkujtimore sot shënua 19 vjetori i rënies së dëshmorit të UÇK-së, Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Në këtë ceremoni kanë folur personalitete të ndryshme, përfshirë edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, të cilët kanë vlerësuar lart sakrificën e komandant Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij për lirinë e Kosovës.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe babai i Mujë Krasniqit, Halil Krasniqi, i cili ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se kjo ceremoni për të birin e tij ishte ndër më të mirat të organizuara.

“Gjithë kanë qenë të mira, por sikur sot, nuk kanë qenë, të gjithë kanë thënë të vërtetën për Mujën dhe UÇK-në”.

Ai ka folur edhe për kullën e të birit të tij, dëshmorit Mujë Krasniqi, që asnjëherë, nuk është ndërtuar.

“Premtuan që do t’i bëjnë të dyja, kanë thënë ‘po, po’. por nuk u bë. Nuk jam kundër, le ta bëjnë kur ta bëjnë, e bëjnë me sukses qysh është dashur të bëhet më herët. Këto që janë folur sot janë shumë të mira, por duhet me u kry puna, e jo me fjalë”.

Babai i dëshmorit Krasniqi është shprehur i zemëruar me beneficionet financiare të atyre që kanë qenë në luftë dhe janë familjarë të dëshmorëve të rënë për liri.

“Jam i lënduar pse kjo Qeveri, ky Parlament, UÇK-në, dëshmorin me e lënë me social. A e dini sa i merr Alia që ka qenë në luftë me Mujën, 70 euro e 30 cent. Ku ka ushtari me i marr, njëri 70 euro social, e tjetri me marr rrogën e plotë”,  ka përfunduar ai. /Klan Kosova/

Exit mobile version