Agjentët e Alvaro Moratas kanë mbajtur takim krucial me Real Madridin për ofertën e Manchester United.
Agjenti Juanma Lopez dhe Alfonso për 50 minuta kanë folur për të ardhmen e lojtarit.
United ka ofruar 70 milionë euro për lojtarin dhe tashmë kanë një marrëveshje personale me lojtarin.
Morata shpreson që marrëveshja të finalizohet këtë javë.
Bosi i Unitedit, Jose Mourinho, dëshiron që kjo marrëveshje të realizohet para se ata të shkojnë në turne në SHBA. /Telegrafi/