Telegrafi

Babai mësonte të birin të vozit, ai ngatërron pedalin e frenit me të gazit – thyen dyert e garazhit (Video)

Dane Johnson ka publikuar një video në të cilën shihet djali i tij 15-vjeç, i cili së fundmi ka thyer dyert e garazhit.

Derisa babai po mësonte të birin të voziste, në një moment 15-vjeçari ka ngatërruar pedalin e frenit me të gazit dhe kështu është përplasur në garazhin e shtëpisë së tyre në Virginia, transmeton Telegrafi.

Në video dëgjohet babai duke sharë kur i biri i tij tha: “Oh zot, baba më fal”. Ai gjithashtu ka pranuar se në ulëset e pasme ishte i ulur djali i tij i vogël, që kishte mbetur i shokuar me veprimin e vëllait të tij.

Ai ka shpërndarë videon në internet, duke e marrë me sportivitet veprimin e të birit që mendonte se do ta qortojë pasi shkatërroi dyert e garazhit. /Telegrafi/