Telegrafi

Babai i merr nënshtetësinë e SHBA-së, Bleona Qereti: Nëna ime sonte do të flejë me një qytetar amerikan (Foto)

Belona Qeereti është mjaft aktive kohët e fundit në rrjetet social.

Ajo kohët e fundit po sjell fotografi në retrospektivë teksa po e shohim në poza të ndryshme.

Por, gjatë ditës së sotme këngëtarja jonë ka publikuar disa imazhe familjare, ku në qendër të vëmendjes janë prindërit.

Nazmi Qereti ka ndërruar shtetësinë, duke marrë atë amerikane dhe për këtë gjë këngëtarja e bekon Amerikën.

Pasi babai i saj përfundoi procedurat e nënshtetësisë, Bleona tregoi se nëna e saj është e lumtur dhe shkroi “Ajo do të flejë me një qytetar amerikan sonte!!

Theksojmë se bukuroshja ka premtuar që deri në fund të këtij viti do të sjell imazhe dhe në fund të muajit Dhjetor do të përzgjidhet më e mira.

Ndryshe, Bleonën pritet ta shohim gjatë vitit të ardhshëm në projekte të tjera muzikore. /Telegrafi/