Pamjet tronditëse të publikuara tregojnë një baba duke luajtur me djalin e tij në një supermarket në Guangzhou, Kinë, para se ai aksidentalisht të rrëzohej mbi të.
Siç edhe mund të shihet në video, përcjell Telegrafi, fëmija ishte i kapur për duart e babait derisa ai humb ekuilibrin e tij dhe bie mbi kokën e djalit.
Siç shkruajnë mediat e huaja, njoftime të pakonfirmuara thonë se pavarësisht se një grua reagoi shpejt duke ndihmuar burrin të ngrihet, djali pësoi thyerje të qafës dhe besohet të ketë vdekur më pas në spital. /Telegrafi/