James Murdoch, djali më i ri i mogulit të mediave, Rupert Murdoch dha dorëheqje nga bordi i “News Corporation”, duke përmendur si “mosmarrëveshjet mbi përmbajtjen editoriale”.
Në letrën e dorëheqjes, ai deklaroi se nuk pajtohej me disa “vendime strategjike” të kompanisë në pronësi të babait të tij, shkruan CNN.
Vitet e fundit, James Murdoch ka pasur edhe mosmarrëveshje politike me babanë e tij, transmeton Telegrafi.
Ndërsa Rupert Murdoch mbështet Donald Trumpin, djali i tij dyshohet se ka dhuruar qindra mijëra dollarë për fushatën e rivalit të Trumpit, Joe Biden.
Rupert Murdoch dhe djali i tij i dytë, Lachlan i uruan Jamesit suksese në përpjekjet e tij në të ardhmen.
News Corporation, perandoria mediatike e Murdoch përfshin, ndër të tjera, Wall Street Journal, Times, The Sun dhe të tjera. /Telegrafi/