Site icon Telegrafi

Babai “luftë” me vogëlushen e cila nuk dëshiron të flejë (Video)

Disa ditë më parë në rrjetet sociale u shfaq një video ku shihet “zënka” ndërmjet një babai dhe vajzës së tij të vogël, e cila nuk dëshiron të flejë.

Në video ju mund të shihni një baba i cili vazhdimisht përpiqet t’i shpjegojë vajzës së tij që nesër është një ditë pune dhe se duhet të flejë, përcjell Telegrafi.

Por në të njëjtën kohë, vogëlushja e ëmbël dhe kokëfortë nuk dëshiron të dëgjojë atë.

Videoja e vogëlushes që në tetor të këtij viti mbush tri vjet ishte realizuar vitin e kaluar, por nëna e saj ka vendosur që atë ta publikojë në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version