Site icon Telegrafi

Babai i Lionel Messit sulmon kritikët e djalit të tij pas ky i fundit e fitoi “Topin e Artë”

Babai i Lionel Messit i është kundërpërgjigjur kritikëve që pyesin se pse Messi e fitoi ‘Topin e Artë’ të hënën.

Ylli i PSG-së e fitoi ‘Topin e Artë’ të shtatë të hënën, duke rritur epërsinë ndaj Cristiano Ronaldos në 7-5 me këtë çmim.

Messi fitoi trofeun e parë të madh për kombin e tij në vitin 2021, pasi Argjentina mposhti Brazilin në finalen e Copa América.

Ai gjithashtu po gjatë asaj vere u largua nga Barcelona për PSG.

Megjithatë, zgjedhja e duhur për shumë kë për edicionin 2021 dukej se ishte sulmuesi i Bayern Munich dhe Polonisë, Robert Lewandowski.

Ai shënoi 41 gola në 29 ndeshje të Bundesligës vitin e kaluar dhe ka 14 në 13 ndeshje tani këtë sezon.

Si Leëandoëski, edhe Jorginho i Chelsea dhe Karim Benzema i Real Madridit besohet të jenë gjithashtu më të denjë se argjentinasi. Pasi fitoi Messi, u ndez një debat për besueshmërinë e ‘Topit të Artë’.

Babai i lojtarit, Jorge Messi ka postuar një foto në Instagramin e tij, të djalit të tij duke mbajtur lart trofeun.

 

Ai shkroi dhe përdori sarkazëm: “Bla bla bla… vazhdoni të qani”.

Është e qartë se ai nuk i mori me shumë dashamirësi sugjerimeve se djali i tij nuk ishte fituesi i ligjshëm në këtë rast.

Në krah lojtarit argjentinas i ka dalur edhe trajneri , Pep Guardiola. /Telegrafi/

Exit mobile version