Telegrafi

Babai i lidh me ‘zinxhir’ pesë fëmijët teksa ecë rrugëve të qytetit

Babai i pesë fëmijëve, Jordan Driskell ndezi një debat të nxehtë pasi ndau një video në Instagram ku shihet duke ecur me pesëvjeçarët e tij.

Edhe pse ai përdor zinxhirin për t’u siguruar që asnjë i vogël të mos ikë, të endet apo të humbasë, njerëzit e kanë dënuar atë.

Pamjet tregojnë Jordanin duke mbajtur pesë litarë, secili i lidhur me një rrip të mbajtur nga njëri prej fëmijëve të tij.

“Kur njerëzit më gjykojnë për përdorimin e zinxhirëve për fëmijët e mi. Ejani të ecni një milje me këpucët e mia”, shkroi Jordan, videoja e së cilës u bë shpejt virale dhe pati shumë debate.

“Më mirë është të parandalosh sesa të kurosh. Po të kisha kaq shumë fëmijë, do të bëja të njëjtën gjë”, “Me pesë fëmijë, ke nevojë për këtë. Ti je një prind i përgjegjshëm”, “Meqenëse dyvjeçari im u përpoq të përplasej me rrugë, ne përdorim edhe zinxhir”, “E shihni që siguria e fëmijëve është prioritet, bravo babi”, i shkruanin ata që besojnë se zinxhirët nuk i dëmtojnë në asnjë mënyrë fëmijët.

Megjithatë, ka shumë të tjerë që nuk janë në favor të kësaj metode dhe sulmuan Jordanin për trajtimin e fëmijëve si kafshë.

“A janë shpëtuar ata nga rruga”, “Ata janë njerëz, jo qen. Po t’u mësosh sjelljen e rrugës”, “Herën tjetër do t’i stërvitësh për të tërhequr një sajë”, “Do të ishte më e lehtë të mos kishe kaq shumë fëmijë “, thonë ata.

Jordan shpjegoi për Today se fëmijët janë kureshtar dhe u pëlqen të ikin dhe të eksplorojnë. Litarët e ndihmojnë atë dhe gruan e tij “të ruajnë qetësinë e tyre shpirtërore dhe sensin e shëndoshë”. /Telegrafi/