Babai i Liam Payne, Geoff Payne, ka vizituar morgun e Buenos Aires për të identifikuar trupin e djalit të tij.
Ai ka qenë edhe në prokurorinë lokale dhe ka vizituar hotelin ku vdiq këngëtari 31-vjeçar, për të folur me policinë dhe për të marrë gjërat e tij, thotë ajo.
Autoritetet argjentinase thanë se zoti Payne shkoi në zyrën e prokurorit për të organizuar riatdhesimin e trupit të yllit të “One Direction”, shkruan Sky News.
Gjatë vizitës së tij në hotel, ai u ndal për të lexuar homazhet e lëna për djalin e tij nga fansat e pikëlluar jashtë.
Një ditë pas vdekjes së tij, familja e Payne lëshoi një deklaratë, duke thënë se ishin zemërthyer dhe se ai do të jetonte përgjithmonë në zemrat e tyre.
Liam Payne u gjet i vdekur, pasi ra nga ballkoni i dhomës së hotelit në katin e tretë në Buenos Aires. /Telegrafi/
An emotional moment for Liam Payne’s father, Geoff, as he reads tributes to his son outside the hotel where he died a few days ago. pic.twitter.com/uVKorp43AF
— Martha Kelner (@marthakelner) October 18, 2024