Babai i Lamine Ymala, Mounir Masraoui ka thyer heshtjen në lidhje me rastin e tij, ku mbeti i therur në një parking.
Babai i 17-vjeçarit dyshohet se u përfshi në një përleshje me thikë të mërkurën, më 14 gusht.
Pavarësisht frikës fillestare për gjendjen e tij, ai thuhet se ndihet shumë më mirë tani ndërsa ndodhet ende në spital.
“Faleminderit të gjithëve. Tani jam më mirë, një përqafim i madh për të gjithë ju”, ka shkrkuar babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, në Instagram.
Nasraoui kishte incidente të ngjashme në të kaluarën: vitin e kaluar, ai thuhet se pati një përleshje me një përfaqësues politik në një qendër votimi në Barcelonë. Burrat që e sulmuan herën e fundit thuhet se i përkasin të njëjtit grup.
Lamine Yamal tashmë ka vizituar babanë e tij në spital. /Telegrafi/