Site icon Telegrafi

Babai la të birin në karrocë, hyri brenda për të luajtur në aparate për lojëra fati (Foto)

Në Hartfordshire të Anglisë, një prind i paemëruar e ka lënë të birin për dhjetë minuta jashtë lokalit, ku kishte hyrë për të luajtur në aparate për lojëra fati.

Gjatë kohës kur burri që besohet të jetë babai i fëmijës ishte brenda, për vogëlushin është kujdesur një shitës i dyqanit pranë, transmeton Telegrafi.

Ai ka qëndruar në derën e dyqanit të tij dhe e ka shikuar, nëse fëmija po rrëzohet apo bën ndonjë veprim tjetër.

Fëmija në karrocë, përjashta lokalit të lojërave të fatit

“Prindi i papërgjegjshëm provon fati, ndërsa fëmijën ia shikon shitësi i panjohur”, është komenti që e shoqëron fotografinë e postuar në Facebook.

Kjo ngjarje e pazakontë, ka bërë që rasti të shpërndahet në rrjetet sociale, ku janë lënë shumë komente negative.

“Menjëherë t’i merret fëmija, sepse e la në dorë të fatit duke mos u kujdesur për të”, është një nga komentet që janë lënë për ngjarjen. /Telegrafi/

Exit mobile version