Një baba pritet të dënohet nga gjykata lidhur me vdekjen e djalit të tij 22 muajsh.
Justin Ross Harris (35) akuzohet për vdekjen e të birit, i cili vdiq nga hipertermia i mbyllur në makinë.
Ngjarje kjo e ndodhur në Qershor të vitit 2014 në Marietta, Georgia.
Trupa gjykuese e ka cilësuar vdekjen e tij si vrasje.
“Justin Ross Harris thjesht kishte harruar djalin e tij në makinë”.
Kjo është ajo që pretendon avokati i tij mbrojtës Maddox Kilgore me shpresën që do të besohet nga trupi gjykues gjatë ditës së sotme, ku do të jepet edhe dënimi në qytetin bregdetar Brunswick të Gjeorgjisë.
Fillimisht u cilësua si një aksident tragjik, por hetuesit gjetën prova të tjera rreth vdekjes së vogëlushit, shkruan tvklan.al.
“Provat tregojë se kjo ishte vdekja më e keqe e paimagjinueshme për një fëmijë,” tha ndihmës prokurori i qarkut Chuck Boring, në nisjen e procedurave gjyqësore të hënën.
Temperatura brenda makinës dyshohet të ketë arritur në 120 gradë, sipas ekspertizës mjekësore.
Cooper u gjet i vdekur tetë orë pasi babai i tij e la në makinë.
Prokuroria tha se Harris e dinte se djali i tij ishte në makinë. Dhe nga provat e mbledhura thuhet se 35-vjeçari bënte një jetë të dyfishtë.
Në atë kohë kishte lidhje me femra të ndryshme dhe kjo u vërtetua edhe në mesazhet e shkëmbyera në telefon.
Në një nga mesazhet që Harris kishte shkëmbyer, thoshte se ai ishte i pakënaqur me martesën e tij.
Ditën kur djali gjeti vdekjen në makinë, Harris kishte kaluar kohën duke shkëmbyer mesazhe me një vajzë të mitur, 16 vjeç.