Telegrafi

Babai kërcënon se do ta vrasë me thikë djalin e tij pesëmuajsh, mësuesit mundohen ta qetësojnë (Video, +18)

Ky është momenti dramatik kur një baba kërcënon se do të vrasë me një thikë gjigante birin e tij, derisa mësuesit me çdo kusht mundoheshin ta bindin që të qetësohet.

Pamjet amatore të filmuar me telefon, shfaqin incidentin që ka ndodhur në një shkollë në Arabinë Saudite, ku një burrë qëndron i gjunjëzuar dhe ia mban thikën në fyt djalit të tij pesëmuajsh, transmeton Telegrafi.

Foshnja shihet duke qëndruar i shtrirë në tokë, derisa rreth babait të tij ishin mbledhur disa mësues që mundohen ta qetësojnë, edhe pse ai vazhdimisht i kërcënonte se nëse afrohen do ta pret në fyt.

Por, fal durimit të një mësuesi i cili i afrohet dhe ia rrëmben thikën, foshnja i shpëton më të keqes.

Raportohet se ky burrë është arrestuar në oborrin e shkollës në një fshat Muwaileh afër Tabukur, dhe menjëherë është dërguar në spitalin psikiatrik. /Telegrafi/